Me PDK-në apo VV-në? LDK konfirmon vendimin zyrtar të degës në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka njoftuar se nuk do të përkrahë asnjërin nga kandidatët për kryetar të Prizrenit.

Këtë LDK e kryeqytetit historik e konfirmoi përmes një komunikate zyrtare të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Ne takimin qe sapo mbajtem, kryesia e LDK-se ne Prizren, vendosi qe te mos i bashkohet asnjerit kandidat per kryetar te Prizrenit.

Qytetaret e Prizrenit, perfshi edhe simpatizantet e votuesit tane, do ta kene rastin ti degjojne edhe njehere programet qeverisese te dy kandidateve pergjate fushates se balotazhit dhe ne baze te tyre te vendosin lirshem se ku ta japin voten e tyre.

Ne LDK-ja e kemi mbyllur garen tone dhe do te fillojme menjehere te mirremi me veten, te bejme analizen e thelle te performances ne keto zgjedhje, e ne baze te saj do ta fillojme pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radheve tona.

Dalja ne votim eshte e drejte demokratike dhe ne i ftojme te gjithe qutetaret qe te shfrytezojne kete te drejte duke votuar sipas vullnetit te tyre.

LDK – Prizren

02.11.2021

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.