Megjithatë Komuna jep leje për rrënimin e shtëpive në zonën e dytë të mbrojtur të Prizrenit

Sot ka filluar rrënimi i disa shtëpive në zonën e dytë historike të Prizrenit. Kështu raportuan në Rtv Besa banorët e shqetësuar të rrugëve “Tahir Meha” dhe “Adem Jashari”.

Leja e rrënimit është dhënë nga Drejtoria e Urbanizmit në Prizren e që ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të tjerë për shkak të frikës se aty do të ndërtohen banesa të larta 7 katëshe (P+5+Nënkulm).
Leja për ndërtimin e banesave ishte kundërshtuar nga Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Prizren dhe Ministria e Kulturës si dhe nga shumë banorë të lagjes.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.