Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku vihen nën mbrojtjen e Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë



Policia e Kosovës u ka ofruar mbrojtje të afërt kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Valmir Klaiqi. “Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”- tha Klaiqi, pa dhënë detaje për arsyen për këtë masë.
Ndërsa, Sibel Halimi, ka konfirmuar informatën rreth kreut të LDK-së. “Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës!” – ka thënë ajo për KALLXO.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.