Mërgim Lushtaku kritikon Qeverinë për keqmenaxhim të situatës me energjinë “nuk ka njerëz profesionalë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar dimër të vështirë për shkak të rritjes së energjisë elektrike. Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta trajtojë me seriozitet këtë çështje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta trajtojë me seriozitet çështjen e energjisë elektrike.

Teksa ka kritikuar për “keqmenaxhim”, Lushtaku ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, “nuk ka njerëz profesionalë dhe të duhur” për menaxhimin e situatës me energjinë.

“Është mirë që qeveria të marrë seriozisht këtë çështje dhe të mos vihet në gjumë. Po shihet se qysh i ka zënë herën e parë në gjumë do t’i zërë edhe tash sepse nuk kanë njerëz profesionalë dhe të duhur në menaxhimin e kësaj sfide dhe fatkeqësisht nuk e merr asnjë këshill pavarësisht nga analistët apo edhe nga faktori ndërkombëtar për të zgjidhur ketë problem dhe është duke u munduar me kokën e vet të zgjidhë këto probleme. Por e kemi parë që as herën e parë nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë as herën e dytë”, është shprehur ai për EO.

Teksa tregon për kontributin e tyre si PDK, Lushtaku ka thënë se kanë hasur në shumë parregullsi sa i përket pjesës së menaxhimit të KEK-ut, por edhe blerjes dhe shitjes së rrymës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.