Mërgimtari me 52 mijë franga në xhep ja mësyn Kosovës, bie në “radarin” e doganës

Në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardh njësit e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë selektuar një veture e dyshimtë për kontroll detal.

Pas kontrollimit të udhëtarit në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 CHF.

Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.