Mesiq në Prizren: Nuk besoj që janë fajtorë ish- krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, nuk beson që ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për akuzat që po i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë.

“Nuk kam dëshirë t’i komentoj proceset që janë në vazhdim. Për aq sa kam lexuar deri më tash nuk besoj se ata janë fajtorë për cka po akuzohen”, tha Mesiq në Prizren.

Ish-krerët e UÇK-së, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë.

Deri më tani Dhomat e Specializuara kanë arrestuar dhe konfirmuar aktakuza për udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniq, deputetin Rexhep Selimi si dhe eprorin tjetër të UÇK-së, Salih Mustafa.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.