Ministri izraelit bën shëti në Shadërvan, viziton Xhaminë “Sinan Pasha” me kryetarin Totaj

Kryetari Totaj ka njoftuar për vizitën e ministrit izraelit në rrjetin e tij social ku shkruan:” Kisha nderin ta pres sot Ministrin izraelit të Turizmit, Haim Katz, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Ambasadoren kosovare në Jerusalem, Ines Demiri me bashkëpunëtorë.

Me kētë rast biseduam për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në lëmi të ndryshme e veçanërisht në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të përvojave e qytetarëve të të dyja vendeve.

Me delegacionin e Izraelit bëmë dhe një shëti në qendrën historike të qytetit për ta parë nga afër arkitekturën tradicionale të kësaj pjese të Prizrenit si dhe më pas shijuam diskutimet për shumë çështje në një atmosferë relaksuese, në koktejin me miqtë tanë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.