Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) realizon Forumin për Zhvillim Rajonal Kosovë-Shqipëri



Më datë 27 Nëntor 2023, Ministria e Zhvillimit Rajonal realizoi Forumin e Zhvillimit Rajonal me temë: “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri” ku qëllimi kryesor është avancimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri për një zhvillim socio-ekonomik rajonal të qëndrueshëm.

Forumin e hapi Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, i cili iu uroj mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësve dhe theksoi që është nder t’i drejtohem këtij forumi të nderuar sot dhe të hedh dritë mbi mundësitë e jashtëzakonshme që gjenden në nxitjen e bashkëpunimit rajonal ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Zhvillimi rajonal përtej kufijve mund të realizohet përmes bashkëpunimit në projektet e përbashkëta të infrastrukturës, marrëveshjeve tregtare dhe iniciativave të investimeve të cilat mund të krijojnë një marrëdhënie simbiotike, duke përfituar si Kosova ashtu edhe Shqipëria. Krijimi i një tregu të fuqishëm rajonal mund të tërheqë investime të huaja dhe të stimulojë diversifikimin ekonomik, duke çuar në zhvillim të qëndrueshëm.

Forumi vazhdoi me fjalë rasti nga Prof.Asoc. Dr. Pranvera Teli, Ministre Këshilltare nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, z. Johannes Stenbaek Madsen – Shef i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Kryetari të Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini, Kryetarit i Bashkisë së Hasit në Republikën e Shqipërisë z. Miftar Dauti, dhe z. Ali Tafarshiku zv. Ministër i Zhvillimit Rajonal realizoi Prezantimi i idesë së tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Pjesa e dytë e forumit vazhdoi punimet me diskutimet në paneli i përberë nga Dr. Besim Kamberaj- Sekretar i Përgjithshëm (u.d.) i MZHR-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku – Rektor i Universitetit të Gjakovës, Z. Sokol Luta – Drejtor i AZHR Perëndim, Z. Fatjon Nanaj – Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit/Fondi Shqiptar i Zhvillimit (Shqipëri) me prezantimet dhe bashkë bisedimet për Zhvillimi Rajonal, Strukturat menaxhuese dhe programet për zhvillim rajonal.

Në panelin e fundit të këtij forumi u bashkëbiseduan: Bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi i bizneseve nga panalistët të përberë nga: Z. Ylber Çitaku – Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal (u.d.) në MZHR, Z. Ruzhdi Shehu – Kryetar i Komunës së Junikut, Z. Abedin Kernaja, Nënkryetar i Bashkisë, Tropojë (Shqipëri), Z. Skender Thaqi, Kryetar i Shoqatës së Turizmit Malor (Kosovë) dhe z. Kujtim Dervishi – Kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare (Shqipëri).

Forumit iu bashkëngjitë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, i cili përgëzoj MZHR-në për organizimin dhe për diskutimet e frytshme në këtë forum dhe me një fjalë rasti theksoi se bashkëpunimiie dy shteteve tona duhet të udhëhiqet nga ideja e lehtësimit të jetës së qytetarëve, deri të ndjesia e të jetuarit në të njëjtin vend, në të njëjtat vlera, nën të njëjtat ligje dhe rregulla, pa pengesa dhe pa ndryshime të cilat vështirësojnë ose ngadalësojnë komunikimin dhe veprimtaritë e përditshme të tyre.

Në fund z. Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal prezantoi konkluzionet përfundimtare të dala nga Forumi për Zhvillimi Rajonal me temë: “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.