Miratohet rregullorja, obligohen lokalet e gastronomisë të u shërbejnë ujë klientëve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur ka miratuar rregulloren për furnizim me ujë të pijshëm në objektet e gastronomisë, e cila parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në, ku sipas njoftimit lokalet do të shërbejnë ujë nga çezma.

Sipas rregullores së miratuar objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga ISHPK dhe ta ekspozojnë atë në lokale.

“Në rast se objekti furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen nga uji i rubinetit”, thuhet në rregullore.

Ky propzim u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.