Motelet tmerr për vajzat nën 16 vjeqare, dhunohet seksualisht edhe një prej tyre!

Numri i rasteve të dhunimeve seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.

Gazetat kosovare në vazhdimësi kanë raportuar për raste të tilla, ku viktimat shpesh herë janë vajza të mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një burrë ka deklaruar në Polici se vajza e tij e mitur është njoftuar me një person të rritur dhe ka dyshime se me të ka pasur kontakt intim.

Sinjali mëson se 16-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve policorë se ditën e hënë bashkë me të dyshuarin kanë shkuar në një motel në komunën e Lipjanit, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Me të marrë informatën, njësitë policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë nisur kërkimet për ta kapur personin e dyshuar.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vajza e mitur të dërgohet në strehimore. Rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren ditëve në vijim.

Në Motele si kjo ka pasur edhe raste ku janë dhunuar edhe vajzat 11 vjeqare por që nuk ka pas tentim për mbyllje apo kontroll të tyre.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.