Muriqi: Jam ambasador i Kosovës në Spanjë, flamuri i Kosovës u shfaqë në La Liga pasi u zgjodha lojtari më i mirë i muajit

“Dardanët” do të përballen me kombëtare e Greqisë ditën e nesërme, takim ky që zhvillohet në ora 20:45.

Kosova do jetë nikoqirë në ndeshjen që luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve të kategorisë C, shkruan GazetaBlic Sport.

Para këtij takimi, Vedat Muriqi ka folur për media ku ka folur edhe për karrierën e tij dhe klubin ku do vazhdojë të ardhmen si futbollist.

Ai nuk ka zbuluar shumë duke thënë se është i lodhur psiqikisht nga gara e fortë për mbijetesë në La Liga me Mallorcan dhe se i duhet një pushim për të vendosur fatin e tij.

“Për momentin jam i lodhur psiqikisht nga lufta për mbijetesë, kam kontratë me Lazion do e shoh pas pushimit për të ardhmen time”, tha fillimisht Muriqi.Muriqi ka folur edhe për çmimin e fituar në La Liga si lojtari më i mirë i muajit maj, duke potencuar se në një shtet si Spanja që nuk e ka njohur Kosovën ai është një amabasador i shtetit atje.

“Jam ambasador i shtetit atje, e dimë situatën politike me Spanjën, kur u zgjodha si lojtari i muajit, u shfaqë edhe flamuri i Kosovës, kështuqë flamuri ynë është shfaqur në një ligë që është në top5 më të mirë në botë”, përfundoi Muriqi.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.