Myftiu Muamer Zukorliç “Para së gjithash ne jemi zotërit e Ballkanit, nuk jemi, as sllavë e as turq, por ne jemi ilir..”

“Më thoni të dashur miq pse komplekset arkeologjike në Novi Pazar (Pazari i ri) janë të mbyllura për turistët nga ana e sërbëve? Ata e dine se nëse i hapin për vizitorë aty do të vine njerëz të kualifikuar për ti vizituar se do ta kuptojnë se këtu kanë jetuar Ilirët, dhe kjo tokë i përket atyre e jo sërbëve”, kishte thënë udhëheqësi i ndjerë fetar i Sanxhakut.
Myftiu Muamer Zukorliç do të përcillet sot në ora 12:30 për në ahiret.