Narqize Arënliu Hoxhaj është drejtoresha e re e Spitalit të Prizrenit

Stomatologia Narqize Arënliu Hoxhaj është përzgjedhur drejtoreshë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Arënliu-Hoxha ka dal e para në testin me shkrim dhe intervistën me gojë në procesin e rekrutimit ku kanë marr pjesë edhe gjashtë kandidatë të tjerë, shkruan Gazeta Shneta.

Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit ka dal e para me 81.6 pikë, ndërsa ka lënë pas Liridon Gashin me 75 pikë. Ky i fundit vite më parë ka qenë Shef i Sektorit për Monitorim dhe Vlerësim të Cilësisë në Punë, ndërsa më vonë ishte transferuar në SP Prizren.

Në pozitën e tretë ka mbetur Osman Zhuri me 72,4 pikë, derisa pas tij është Shpend Zajmi me 71 sosh.

Ish-drejtori i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj ka mbetur i pesti në radhë me 70.8 pikë, ndërsa Mybera Mustafa me 67.6 pikë. Kandidati Feim Mazreku ka munguar në intervistnë me gojë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.