Ndahet nga jeta një pjesëtar i Policisë së Kosovës



Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Maliqi, raporton Gazeta Sinjali.

Në një telegram ngushëllimi, sindikata ka njoftuar për vdekjen e Maliqit dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Maliqi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!” – thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.