Ndërhyrja ruse në Ukrainë rrit me 52% çmimet e gazit në Evropë

Çmimi i kontratave me afat marsin të tregtuara në Objektin e Transferimit të Titujve (TTF), pikë virtuale e tregtimit të gazit natyror me seli në Holandë dhe ajo më e madhja në Evropë, u mbyll të mërkurën në kuotën e 88 eurove për megavatorë.
Ndërsa sot, çmimi i kontratave të sipërpërmendura të gazit natyror në TTF ishte 135 euro për megavatorë.
Kështu, çmimi i kontratave të gazit natyror në Evropë shënoi një rritje me 52% në krahasim me atë pas mbylljes së seancës së djeshme.
Çmimet po rriten si pasojë e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimeve në rritje për furnizimet e Evropës me gaz.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian aktualisht sigurojnë nga Rusia rreth 40% të nevojave të tyre për gaz natyror.
Gjithashtu çmimet e naftës u rritën pas sulmit ajror dhe tokësor të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës duke e shtyrë llojin “WTI” (West Texas Intermediate) në mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga viti 2014.
Rreth orës 10:20, në Paris një fuçi naftë WTI doli në treg me 100,01 dollarë dhe një fuçi naftë “Brent” nga Deti i Veriut u shit për 105,28 dollarë, gjithashtu më i larti që nga viti 2014.
Lufta në Ukrainë pritet të shoqërohet edhe me luhatje të tregjeve financiare.