Ndërron jetë imami kosovar,mulla Faik ef. Murati



Ka ndërruar jetë imami i njohur kosovar, mulla Faik ef. Murati.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.

“Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, më 13 janar 2024, me namaz të ikindisë, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit” thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ky është njoftimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sonte, më 12 janar 2024, në moshën 83 vjeçare, ndërroi jetë ish-imami i fshatit Desivojcë, mulla Faik ef. Murati.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, më 13 janar 2024, me namaz të ikindisë, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.