Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
![Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/05/FB_IMG_1653740781004.jpg)
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur.
Disa media në Shqipëri raportojnë se Nishani ishte i shtruar në gjendje shumë të vështirë në një spital në Gjermani tash e disa muaj.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la.