Ndërron jetë Muamer Zukorliq, ish-kryemyfti dhe përfaqësues politik i boshnjakëve nga Sanxhaku

Ndërroi jetë ish-kryetari dhe kryemyftiu i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Sanxhak, Muamer ef. Zukorliq.

Këtë informacion e ka shpërndarë në Facebook, gazetari dhe analisti politik Mirnes Kovaç.

“Muamer ef. Zukorliq u shpërngul në ahiret. Lajmin ma konfirmoi myftiu Mevlud Dudiq, i cili është duke u kthyer nga Graci për në Novi Pazar. Lus Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë Muamer ef. Dhe t’i japë familjes së tij një sabër”, ka shkruar Kovaç. Jozyrtarisht, shkak i vdekjes ishte një atak në zemër.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.