Ndërron jetë nxënësja e klasës së VII-të të Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prizren

Me pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë dhe të gjithë ata që kontribuan për shërimin e nxënëses sonë Medina Tali nga klasa VII-3 se ajo sot në orët ë hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë.

Ndjejmë dhimbje të thellë me rastin e vdekjes së Medinës pasi në klasën e VII-3 tani një bankë do të jetë e zbrazët dhe do të jetë gjithmonë në memorien e shoqeve dhe shokëve të klasës sikurse edhe mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës si një vajzë e urtë dhe sjellshme. Në stinën më të bukur të Pranverës na u shkëputë një lule e cila do të mbetët përgjithmon e paharruar për ne.
I falenderojmë nga zemra të gjithë ata humanistë që kontribuan në përpjekjen për shërimin e Medinës.

Në emër të të gjithë nxënësve të klasës VII-3, dhe të gjithë nxënësve të tjerë, mësimdhënësve dhe drejtorisë të shkollës sonë i shprehim ngushëllime të thella familjes së nxënëses Medina Tali.
Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Medina do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.

Pushoftë në paqen e përjetësisë!
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit, në Prizren.

Nga drejtoria e shkollës

Në Prizren
Me 18 Prill 2023.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.