Ndërron jetë polici i Kosovës nga Suhareka, veteran i UÇK-së!

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë oficeri i Policisë së Kosovës dhe veterani i UÇK-së, Latif Daka.

Familjarët kanë bërë të ditur për “Indeksonline” se varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e mërkurë) në ora 14:00, në fshatin e lindjes, Vërshecë, Komuna e Suharekës.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e çmoi e dha për të! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e familjes.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.