Ndërron jetë Prof.Dr. Vedat Kiseri, veteran i arsimit në Prizren

Ka ndërruar jetë Prof.Dr. Vedat Kiseri, veteran i arsimit në Prizren.

Sipas njoftimit të familjareve varrimi i të ndjerit do të bëhet sot mē 01.9.2022 pas namazit të ikindisë nē varrezat e Prizrenit.

Edhe Shoqata e Veteranëve të Arsimit ka shprehur ngushëllimet më tē sinqerta familjes miqëve dhe kolegēve.

Prof. Dr. Vedat Kiseri u lind më 04 Maj 1946.

Fakultetin Filologjik të Prishtinës në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze e përfundoi më 1970, magjistroi në Zagreb më 1980 dhe mbrojti tezën e doktoraturës më 1986 në Prishtinë.

Profesor Vedat Kiseri punoi si ligjërues dhe më vonë profesor në SHLP nga 1972-2004.

Ai ishte bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin Filologjik në Prishtinë 1986-2004; si Docent më 1989; profesor inordinar më 1999 dhe profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë.

Gjatë karrierës së tij ai pati funksione të ndryshme ndër të cilat edhe Shef i Degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Filologjisë, anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Drejtor i SHLP-së në Prizren.

Ai gjithashtu mori pjesë në trajnime, seminare, vizita institucioneve dhe konferenca në vende të ndryshme evropiane, Shtete te Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Profesor Dr. Kiseri ka përkthyer më se 60 poezi nga poetët anglo-amerikanë të cilat janë botuar në “Rilindje” dhe në “Bujku”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.