Ndodh mrekullia: 52-vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin emocionues e ka ndarë në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.“52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.