Në Spitalin e Pejës mjekët i heqin 39 vjeçares, tumorin 10 kilogramësh

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është kryer një operim i rrallë, tek një paciente me një rast të veçantë dhe sfidues diagnoze.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i këtij spitali, thuhet se të martën e kaluar, 39 vjeçares me operim i është larguar një tumor i peshës prej 10 kilogramësh, përcjell Klankosova.tv.

Ekipa e Mjekëve Specialistë që intervenuan në këtë rast, qenë: Dr.Rifat Dreshaj – kirurg, Dr.Ramadan Daci – gjinekolog obstetër, Dr. Gëzim Devolli – kirurg dhe Dr.Besim Kastrati – anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anastezionit dhe instrumentarëve.

”Një rast i veçantë dhe sfidues është operuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Një paciente e gjinisë femërore e moshës 39 vjeçare është operuar me sukses duke iu larguar një tumor i peshës prej 10 kilogramëve.

Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se një vit ka kërkuar shërim në shumë klinika shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto institucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal, për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm.

Duke parë gjendjen e pacientes që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientes, mjeku që trajtoi rastin, Dr.Rifat Dreshaj, pas konsultimeve edhe me mjëkët e tjerë, vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente, e që ishte intervenimi kirugjik.

Ekipa e Mjekëve Specialistë që intervenuan në këtë rast, qenë: Dr.Rifat Dreshaj – kirurg, Dr.Ramadan Daci – gjinekolog obstetër, Dr. Gëzim Devolli – kirurg dhe Dr.Besim Kastrati – anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anastezionit dhe instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve.

Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.