Në Ulqin ka rënie të turistëve në 10 ditët e fundit

Drejtori i Organizatës së Turizmit të Ulqinit, Gzim Hajdinaga, ka kërkuar nga restorantet që mos t’i rrisin çmimet, sepse sipas tij, në këtë krizë ka pak njerëz që mund t’i përballojnë pushimet verore.

Hajdinaga, në një emision televiziv tha se ka pasur një rënie të turistëve në 10 ditët e fundit, për shkak të krizës.

“Maji dhe qershori ishin në nivelin e 2019-s. Kemi pasur një rënie në 10 ditët e fundit, arsye për këtë mund të jetë kriza, jemi të kënaqur sepse krahasuar me vitin e kaluar dhe deri dje kemi 18 për qind më shumë mysafirë të regjistruar”, tha ai, transmeton Vijesti.

Hajdinaga u bëri thirrje pronarëve që të raportojnë për çdo musafirë dhe të parandalojnë përsëritjen e situatës së vitit të kaluar, kur, siç thotë ai, kishte një numër të madh të musafirëve ndërsa statistikat nuk tregojnë një gjë të tillë.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.