Nëna e dëshmorit pasi u vizitua nga ushatrët e FSK-së: “Mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”

Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes( KDS) në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore që Nënat tona kanë përjetuar, organizuan aktivitete dhe vizita tek familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit, duke vizituar gjithsejt 98 nëna dhe gra të dëshmorve të UÇK-së.

Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte, mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.

Nderi dhe respekti u takon nënave tona e në veqanti nënave të dëshmorëve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit!

Urime 8 Marsi Nëne!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.