Nënshkruhen kontratat e para për adoptimin e qenve endacakë në Prishtinë

Sot janë berë adoptimet e para të qëneve endacak dhe kontratat për adoptimin e këtyre kafshëve.

Nën pranin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama, dy qytetarë kanë adoptuar dy qëntë e parë.

Rama tha se zgjedhjen e problemit më qëntë endacak e kanë filluar që moti, ndërsa tha se kjo problematik nuk është vetëm në kryeqytet por edhe në vendet e tjera të Kosovës.

Ai gjithashtu tregoj shumën e shpenzuar ndaj kësaj inciative.

“Kemi shpenzuar më shumë se 1.6 milion për zgjidhjen e këtij problemi të madh. Kemi krijuar edhe shumë llote për trajtimin e qenve endacak. Sot në kryqytet një numër i madh i qenve janë i kastruar, të sterelizuar, nuk janë siç kanë qenë më parë. E kemi bërë gjithë këtë që të ngrisim sigurinë për qytetarët tanë, për fëmijë tanë. Në bazë të OJQ-ve që janë marr me qentë endacak, janë rreth 3500 qen endacak dhe e kemi parë të arsyeshme që të krijojmë këtë mundësinë e re për qytetarët e kryqtyteti dhe jo vetëm, ccdo qytetar i ccfarëdo pjese të Kosovës janë të mirëseardhur që adoptojnë qentë endacak në kryeqytet”, theksojë Kryetari Rama.

Nga 25 qenë endacak, dy qytetar kanë shprehu dëshirën për adaptimin e tyre.

Ndryshe, ata nënshkruan edhe kontratat, për të cilat kryetari Rama bëri thirrje ta zbatojnë, në të kunderten pasohen me gjoba.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.