Nesër nisen haxhinjtë e Komunës së Prizrenit për në Qabe

I njoftojmë të gjithë haxhinjtë e rinj të Komunës së Prizrenit, se udhëtimi për në Haxh – Mekkë do të bëhet nesër më datë 18 qershor 2023 (e diel).
Ceremonia e duasë së haxhinjve mbahet në xhaminë ‘Gazi Mehmet Pasha – Bajraklia’ në Prizren, duke filluar nga ora 13:30.
I këshillojmë qytetarët dhe familjarët përcjellës që me kohë t’i parkojnë veturat e tyre nëpër hapësirat e parkingjeve, duke mos e penguar komunikacionin.
Hipja në autobus bëhet te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit.
Inshallah ‘haxh mebrur’ për të gjithë haxhinjtë e Kosovës e të mbarë botës!, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Prizrenit.