Nesër, para ezanit të xhumasë, në xhaminë Gazi Mehmet Pasha-Bajraklia, do të bëhet duaja e dy hatmeve, për shpirtë të të gjithë atyre që humbën jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti

Të nderuar MEDIA, nesër, e premte, 10.02.2023, para ezanit të xhumasë, në ora 11:45, në xhaminë Gazi Mehmet Pasha-Bajraklia, do të bëhet duaja e dy hatmeve të lexuara nga punëtorët e KBI-Prizren, për shpirtë të të gjithë atyre që humbën jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti.

Ftoheni për pjesëmarrje që të bëheni pjesë e këtyre sevapeve, ku duanë e hatmes do ta bëj Prof. Reshat ef. Mexhiti, imam i xhamisë Gazi Mehmet Pasha-Bajraklia.

Lutemi për ta që Allahu xh.sh. ti pranon si dëshmorë, kurse të lënduarve tu jep shërim të shpejtë!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.