Nesër planifikohet të fillojë udhëtimi për kthimin në Tokë të astronautit turk Alper Gezeravcı



Astronauti i parë turk, Alper Gezeravcı pritet të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) nesër në orën 12:00, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka siguruar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë, sot në orën 15:50 do të mbahet ceremonia e lamtumirës së ekipit Ax-3 në të cilin përfshihet edhe Gezeravcı. Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në llogarinë e mediave sociale të Axiom Space.

Gezeravcı dhe ekipi i tij pritet të largohen nga ISS nesër në orën 12:00. Ndërsa udhëtimi i kthimit në tokë do të zgjasë 12 orë.

Ulja e planifikuar, pritet të zhvillohet në një prej 7 pikave potenciale të uljes që ndodhen në Oqeanin Atlantik në lindje të Floridës të SHBA-së dhe Gjirin e Meksikës në perëndim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.