Nga sot ekipi i vaksinimit në Prizren ofron shërbime edhe në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’

Nga sot ka filluar ofrimi i shërbimit të vaksinimit në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’, në Prizren

“Në kuadër të senzibilizimit të opinionit, qendra e vaksinimit anti covid-19, në Prizren, sot më datë 19 nëntor 2021 ka dërguar një ekip mobil në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’ në Prizren.

Mjekët, do të ofrojnë shërbimin e vaksinimit për të gjithë të interesuarit, duke filluar prej orës 11 deri 13:30.
Ky aktvitet zhvillohet në bazë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Një mundësi e mirë, për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar!,”, thuhet në postimin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.