Ngarkoi gjithçka që kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet heroi azerbajxhanas i tërmetit

Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore, pasi shumëkush mund të mos kishte parë ndonjëherë një veturë të vogël, të ngarkuar në fillimi në fund plot e përplot me batanije, jorganë, çarçafë, jastëkë e kuti plot me rroba.

Nuk ishte aspak një skenë filmash, por gjithçka e vërtetë në rrugët e kryeqytetit azerbajxhanas, ditën kur dy tërmete fatale u morën jetën mijëra personave në Turqi e Siri.

Ai ishte një njeri i thjeshtë, i varfër, por me një zemër të madhe. Bëhet fjalë për Servet Besirli, i cili u kthye në simbolin e këtyre ditëve të rënda për historinë e Turqisë, por jo vetëm.

Sapo mori vesh lajmin, ai shkoi në banesën e tij modeste, mori gjithçka kishte, i ngarkoi në automjetin e tij dhe u nis drejt e për në Turqi, për t’ia dhuruar gjithçka kishte njerëzve në nevojë atje.

E duket se gjithë kjo mirësi atij i është kthyer mbrapsht, pasi një biznesmen bamirës vendosi që t’i dhurojë Serverit një automjet krejt të ri, në shenjë mirënjohjeje ndaj asaj që ai bëri për popullin turk.

Automjetin e mori në dorëzim babai i Serverit, Rasimi, pasi heroi i ditës është ende në Adiyaman.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.