Ngjarje e rëndë: Mërgimtari nga Zvicra vjen për ta vizituar nënën, e gjen të vdekur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Buqan të Pejës, ku një grua u gjet pa shenja jete në shtëpi, nga djali i saj, raporton Gazeta Sinjali.

I biri që erdhi nga Zvicra për ta vizituar nënën, që jetonte e vetme, e gjeti atë të shtrirë në tokë pa shenja jete, thonë burimet nga Emergjenca.
Ky rast e tronditi mërgimtarin, i cili njoftoi Autoambulancën, me ç’rast një ekip i mjekëve konstatoi vdekjen e saj, ndërsa në vendin e ngjarjes doli edhe Policia.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet si “hetim i vdekjes”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.