Nis largimi i barrikadave në veri

Ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i cili gjendet në Zveçan, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori./REL