Nis takimi Kurti-Borrell

Ka nisur takimi mes kryediplomatit Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, njofton REL, transmeton Klankosova.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.