Një 21-vjeçare vdes në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Qendra Korrektuese LipjanNjë 21-vjeçare ka vdekur sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Prishtinë, 30 dhjetor 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndrruar jetë. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë”, shkruhet në postimin e tyre.
Tutje ata kanë njoftuar se nga 2 nëntori ajo ishte nën vëzhgim të psikologut të Qendrës.“E dënuara, në QKF Lipjan është pranura me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri 18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës. Po ashtu, nga datga 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar”, shkruhet tutje.