Një grua “përballet” me Biden për luftën në Gaza, thërriste për “armëpushim”



Një grua është përballur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në lidhje me luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, gjatë një takimi elektoral që po zhvillohej në Minnesota.

“Zoti Presidenti ju kujdesen për popullin hebre. Si një rabin, kam nevojë që ju të kërkoni vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm”, u shpreh gruaja e identifikuar si Rabbi Jessica Rosenberg.

Ndonëse turma u përpoq ta pengonte gruan të fliste më tej, ishte vetë presidenti Biden ai që konfirmoi se duhet një ndalim i luftimeve deri në lirimin e “të burgosurve”.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë u përpoq të sqaronte deklaratën e Biden, duke thënë se presidenti iu referohej 240 pengjeve të Hamasit.

Gruaja u shoqërua nga sigurimi jashtë sallës ku mbahej eventi teksa thërriste sërish për “armëpushim”, ndërsa Biden vijoi deklaratën e tij më tej duke shtuar se “situata është shumë e komplikuar si për Izraelin ashtu edhe për botën myslimane”./a2cnn/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.