Një i burgosur shtetit të Kosovës po i kushton rreth 30 euro në ditë

Një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e Kosovës për vepra të ndryshme penale, për një ditë buxhetit të shtetit i kushton rreth 27.96 euro.

Kurse, kosto mujore kap shifrën prej 838.85 eurove. E për një vit, një i burgosur harxhon 10,066.14 euro.

Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Aktualisht, në institucione korrektuese janë duke u mbajtur 1697 persona.

Prej tyre 1116 janë të dënuar, ndërsa 581 janë të paraburgosur.

Nga totali, 1663 janë meshkuj dhe 34 janë femra.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.