“Një popull nuk i nënshtrohet një emisari” – këshilltari i Kurtit del hapur kundër SHBA-së

Ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, njëherësh edhe këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka elektrizuar ndjekësit e tij duke goditur emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Hoxha ka përdorur parullën e famshme të Lëvizjes Vetëvendosje “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, e cila jehonte në protestat e këtij subjekti politik për ta kundërshtuar qeverisjen e Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, ka shkruar ai.