NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA HIDROREGJIONI JUGOR NË PRIZREN

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore në burimet potenciale të ujit, në pjesën dërmuese mbi 50 %.

Kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë menaxhimin e furnizimit të mundshëm të balansuar në këto kondita në të gjitha zonat e qytetit kur aktualisht uji i pijes sigurohet deri në 80 % përmes elektropompimit.

Duke i patur parasysh faktorët e sipërshënuar, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:

1. Lagja „Bajram Curri“ me zonat përreth,
2. Lagja „Jeta e Re“
3. Zona e pjesëshme e Arbanës:

• Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
• Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00

4. Lagjja „Ralin“,
5. Lagjja „Lakuriq“,
6. Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
7. Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
8. Lagjja „Qylhani“,
9. Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
10. Sheshi „Mbretëresha Teutë“ do te kenë:

• Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
• Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00

11. Lagjja „Dardania“
• Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 18:00-22:00

Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.