Njoftim për reduktime të ujit në disa lagje të Prizrenit

“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht, kemi zvogëlim të kapaciteteve ujore në burime të ujit mbi 50% prandaj, jemi te detyruar në aplikimin e reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:

1. Lagja „Bajram Curri“ me zonat përreth do të kenë:

• Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-18:00
• Reduktim me ujë të pijës prej ores 18:00-06:00

2. Zonat qendrore dhe të epërme të qytetit do te kenë:

• Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 18:00-06:00
• Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-18:00

Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.