Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza rritet në mbi 1.200

Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve në sulme janë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza rritet në mbi 1.200
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në qytet nga sulmet izraelite është mbi 1.200 ndërsa 5 mijë të tjerë janë të plagosur, transmeton Anadolu.

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Yusuf Eburrish, bëri inspektime në spitalin Shifa në Gaza për të vlerësuar situatën e shërbimeve shëndetësore.

Duke folur në konferencën për media të mbajtur pas hetimeve, Eburrish tha se “Numri i dëshmorëve është afër 1.200 ndërsa të plagosurit janë afërsisht 5 mijë persona”. Ai theksoi se shumica e të vrarëve dhe të plagosurve janë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Në deklaratën e mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se spitalet në Gaza punojnë me kapacitet të plotë për shkak të shtimit të sulmeve izraelite.

Në deklaratën e tij për media, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra tha se për shkak të mbipopullimit, pacientët dhe të plagosurit ishin shtrirë përtokë në spitale dhe u bënë përpjekje për t’i trajtuar ata në këtë mënyrë.

Al-Qudra paralajmëroi se “Izraeli vazhdon të ndërpresë energjinë elektrike, ujin dhe karburantin. Kjo krijon rrezik të madh, mund të ndodhë një fatkeqësi shumë e dhimbshme mjedisore dhe shëndetësore”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.