Operacioni “Bardhoshi”, arrestohen pesë persona – konfiskohen 75 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar mbi 75 kilogramë marihuanë.

Reshat Murseli nga Policia e Kosovës në një konferencë për media bëri të ditur se hetimet për këtë operacion kanë filluar para disa muajsh, transmeton Telegrafi.“Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’.

Operacioni ka filluar pasditen e djeshme. 20 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një veturë, kurse 55 kilogram marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar. Janë sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë.

Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, dhe Ferizaj”, deklaroi ai.

Murseli bëri të ditur se personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.