Operacioni “Goditja”, policia për 1 javë arrestoi 96 persona e konfiskoi 37 armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 96 persona, ku 27 prej tyre janë me urdhër-arreste nga gjykata.

Sipas policisë, këto arrestime janë bërë gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja” nga 8 gushti deri më 14 gusht.

“Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim: Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 16916 automjete, janë kontrolluar 270 lokale, janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 37 armë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova..

Tutje, policia tha se do të vazhdojnë që të kryejnë detyrat e parapara me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe të zvogëlohen sa më shumë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.