Osmani, Kurti e Konjufca urojnë qytetarët- Ngritet flamuri shtetëror në objektin e Qeverisë

Presidentja Osmani së bashku me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca kanë marr pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në oborrin e objektit të Qeverisë së Kosovës, për nder të 14-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

“Më 17 shkurt 2008 është përcaktuar fati ynë si shtet i pavarur dhe sovran. Megjithatë sfidat vazhdojnë, e aty duhet të qëndrojmë të bashkuar sepse historia e ka dëshmuar se vetëm kur jemi të bashkuar vërtet mund të kemi suksese”, deklaroi Osmani, duke shtuar se është e bindur që deri tani i kemi bërë krenarë miqtë tanë që na kanë ndihmuar në periudhën e lirisë dhe të pavarësisë dhe duke i falënderuar që kurrë nuk na kanë lënë vetëm.

Ndërkaq, kryeministri Kurti u uroi të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës Ditën e Pavarësisë, duke thënë se teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi e urojme njeri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë ata të cilët punuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit.

“Të gjithë ata që punuan e luftuan, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, prandaj u jemi falënderues dhe mirënjohës përjetë”.

Që shteti do të qëndrojë lart dhe i paepur përgjithmonë, e tha edhe kryeparlamentari Konjufca, duke theksuar se kjo ditë mishëron të gjitha përpjekjet e të gjitha gjeneratave për lirinë tonë politike.
Pas ceremonisë, mbi qiellin e objektit të Qeverisë u panë disa parashuta, e në mesin e tyre edhe ato me ngjyrat e dy flamujve, atë kombëtar kuq e zi dhe me flamurin e shtetësisë së Kosovës

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.