Osmani në Prizren, vizitoi dy shoqata të grave

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë për vizitë dje në qytetin e Prizrenit. Ajo u takua me përfaqësues të dy shoqatave atje.

Në Twitter, ajo theksoi se është takuar me gratë e shoqatës “Renesanca”, të cilat punojnë dhe veprojnë e mbështesin gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

“Përvojat e grave ishin thellësisht prekëse. Qëndrueshmëria dhe gatishmëria e tyre për të ndihmuar të tjerët që kanë nevojë është vërtet frymëzuese”, ka shkruar Osmani.

Më tej, Osmani tha se është e lumtur që është mirëpritur edhe nga gratë e komunitetit turk që punojnë në shoqatën “Orkidea”.

“Ato gra janë të përkushtuara për ruajtjen dhe promovimin e veprave tradicionale”.

“Përpjekjet e tyre frymëzuese jehojnë brenda jetës së larmishme kulturore dhe artistike të Prizrenit”, ka shkruar Osmani./Klankosova.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.