Osmani pret në takim Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare



Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Osmani me Hovenier bisedoi për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, njofton Presidenca./Arbresh,info

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.