Pacolli hap “GoFundMe”, fton të gjithë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka ftuar të gjithë që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja, e cila humbi dy anëtarë si pasojë e vërshimeve.

Pacolli ka hapur “GoFundMe”, duke i ftuar politikanët dhe biznesmenët të ndihmojnë.

“Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, tha Pacolli.

Gjatë së shtunës reshjet e shiut shkaktuan dëme të mëdha.

Si pasojë e vërshimeve vdiq një grua dhe djali i saj pesëvjeçar.

Linkun mund ta gjeni këtu:
https://www.gofundme.com/f/ndihme-familjes-ademaj-ne-peje

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.