Pagat për grevistët do të dalin të hënën

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka bërë të ditur se pagat për shërbyesit civilë që janë në grevë do të ekzekutohen të hënën.

Ai, në konferencën e jashtëzakonshme për media ku u bë e ditur për pezullimin e grevës, tha se pagat deri më tani nuk kanë dalë për shkak të një gabimi teknik.

“Për pagat sot kam pasë kontakte me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik dhe unë besoj se të hënën do të dalin”.

Hykolli tha se kanë marrë siguri që pagat e shërbyesve civilë do të ekzekutohen të hënën.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.