Palestinezët përshkruajnë situatën e rëndë në Gaza: Asgjë s’ka mbetur – ka kufoma kudo, lutuni për ne

Palestinezët që kanë ikur në jug të Gazës përmes detyrimit të Forcave të Mbrojtjes izraelite kanë përshkruar ngjarjet në qytetin e Gazës, me sulme të vazhdueshme ajrore dhe me kushte të rënda.
Një person tha se ai bashkë me fqinjët e tij kanë përjetuar “ditë të tmerrshme”, teksa bëri të ditur se të gjithë kishin lënë shtëpinë e tyre në veri të Gazës dhe ishin zhvendosur disa herë, por ishte e pamundur për t’i shpëtuar sulmeve ajrore.
“Kjo luftë nuk la asgjë të sigurt – as kishat, as xhamitë as asgjë. Sot, ata hodhën disa fletë që na urdhëronin të largoheshim në zonën e pretenduar të sigurt. Tani jemi përtej kësaj zone në “Wadi Gaza”dhe ende po dëgjojmë bombardime. Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, tha ai.