Për pesë vjet, 25 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Rreth 4 mijë e 700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2022. Ky numër është pak më i ulët se një vit me herët. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore e lirimit nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së, ku kanë migruar shumë kosovarë.

Kërkesat e kosovarëve për lirim nga shtetësia kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 1 janari e deri më 19 dhjetor, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është pak më i ulët se ai i periudhës së njëjtë të vitit 2021. Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tregon për Radio Kosovën numrin e qytetarëve që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia.

“Që nga 1 janari e deri më 19 dhjetor 2022 nga shtetësia e Kosovës, janë liruar 4 mijë e 708 persona”, thotë Fetoshi për radio Kosovën. “Prej tyre 2 mijë e 346 meshkuj dhe 2 mijë e 362 femra”. Sipas saj, gjatë periudhës së njëjtë gjatë vitit 2021, nga shtetësia janë liruar 4 mijë e 787 persona.

Zëdhënësja Fetoshi, tutje shpjegon arsyet kryesore që i shtyjnë kosovarët të heqin dorë nga shtetësia. Këmbëngulës

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së”, thotë Fetoshi.

“Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme nëse dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”.

Ajo shpjegon se arsyeja kryesore është ndalimi i mbajtjes së dy shtetësisë nga shumë vende.

Gjatë vitit 2022, ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë fituar shtetësinë e Kosovës, tregon tuje Fetoshi.

“Gjatë periudhës nga 1 janari deri më tani shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 574 persona”, tha zëdhënësja e MPB-së.

Ndërkohë, sipas të dhënave të MPB-së, nga 2017-ta e deri në fund të vitit 2021, nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë rreth 25 mijë veta.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.